Kriza humanitare në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38842-kriza_humanitare_në_jemen
Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka paralajmëruar se Jemeni ndodhet në prag të një katastrofe njerëzore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2016 16:45 Europe/Tirane
  • Kriza humanitare në Jemen

Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka paralajmëruar se Jemeni ndodhet në prag të një katastrofe njerëzore.

Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke theksuar nevojën e zhvillimit të negociatave për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen mes të gjitha palëve dhe në bazë të rezolutave të KS të OKB, ka deklaruar se Jemeni ndodhet në rrethana të afërta me një katastrofë njerëzore, prandaj duhet parandaluar një gjë e tillë.  Maria Zakharova ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Jemenit që tu japin fund konflikteve dhe t’u shmangen luftimeve dhe gjakderdhjes. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu vuri në duke gjendjen shumë të vështirë humanitare dhe njerëzore në Jemen gjatë dy viteve të kaluara dhe deklaroi se në bazë të raporteve informative të OKB, mbi 10 mijë jemenas kanë humbur jetën deri më tani dhe gjendja aktuale është afër ndodhjes së një katastrofe njerëzore. Kjo funksionare ruse shtoi gjithashtu se pjesa më e madhe e infrastrukturës së Jemenit është shkatërruar dhe populli i këtij vendi ndodhet në prag në nivelit të urisë dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe kanë dështuar të gjitha përpjekjet e ndërmjetësuesve ndërkombëtare për rifillimin e negociatave. Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit dënoi heshtjen e BN përballë krimeve të regjimit Al Saud kundër Jemenit dhe deklaroi se paqja është opsioni i parë i popullit jemenas. Saleh Al Samad, kryetari i Këshillit të lartë politik të Jemenit, deklaroi se sot avionët agresorë sauditë kanë bombarduar Qendrën e kujdesin për të verbërit në Sana, kryeqytet i Jemenit, si dhe një azil pleqsh në qytetin Aden në jug të Jemenit. Megjithë disfatat e njëpasnjëshme në Jemen, Arabia Saudite vazhdon sulmet kundër zonave të banuara në këtë vend, duke shkaktuar shkatërrime si dhe të vdekur e të plagosur në radhët e civilëve jemenas. Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, ka theksuar për vazhdimin e negociatave midis grupeve jemenase për zgjidhjen e krizës në këtë vend. Ismail Veled Al Sheikh Ahmed, i dërguari i posaçëm i OKB për çështjen e Jemenit, të shtunën në përfundim të negociatave të Kuvajtit për arritjen e  paqes në Jemen, në një konferencë për shtyp ka thënë se konsultimet në lidhje me paqen në Jemen për gjetjen e rrugës për zgjidhjen e kësaj krize do të vazhdojnë dhe struktura e përpjekjeve do të ndryshojë. Organizata e Bashkëpunimit Islamik do të organizojë një takim në selinë e saj në Xhida në Arabisë Saudite, ku tema kryesore do të jetë shqyrtimi i situatës humanitare në Jemen dhe zhvillimet në këtë vend. Lajmi u bë i ditur nga gazeta saudite Akadh, e cila shton se ky takim do të zhvillohet nesër në Xhida në bashkëpunim me koordinatorin e çështjeve humanitare të OKB. Qëllimi kryesor është diskutimi i rrugësve për dërgimin e ndihmave emergjente humanitare për popullin e Jemenit, i cili po kalon një krizë tragjike humanitare  dhe në kushtet kur mbi 500 mijë fëmijë jemenas kërcënohen nga uria dhe vdekja. Kriza humanitare që po kalon aktualisht populli jemenas është pasojë e agresionit ushtarak dhe bllokadës së gjithanshme që i është imponuar Jemenit nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj.