Asgjësohen dhjetëra terroristë në Palmira
Dhjetor 17, 2016 16:57 Europe/Tirane
Forcat e ushtrisë siriane të mbështetura edhe nga bombardues rusë, kanë arritur të vrasin dhjetëra terroristë të ISIS në qytetin Palmira në perëndim të Sirisë.
Burime ushtarake ruse bënë të ditur se në operacionin e kryer sot në Palmira janë vrarë të paktën 52 pjesëtarë të ISIS dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Gjithashtu në këtë operacion janë shkatërruar disa makina ushtarake dhe pesë autobomba të terroristëve. Burime zyrtare siriane bëjnë të ditur se Omer Al Sead, një nga krerët e ISIS në provincën Homs, është vrarë në një sulm ajror të ushtrisë siriane në qytetin Al Sahne, në afërsi të Palmiras.
Tags