Veprimi i ri i Izraelit për pushtimin e territoreve palestineze
Dhjetor 18, 2016 16:29 Europe/Tirane
Pushtuesit izraelitë me pretekstin e hedhjes së gurëve nga të rinjtë palestinezë për të gjashtën ditë radhazi kanë bllokuar hyrjen kryesore të fshatit Hazma në verilindje të Kodsit të shenjtë.
Mofak Al Khatib, kryetar i Këshillit të fshatit Khazam, duke reaguar ndaj këtij veprimi të regjimit të izraelit, tha se forcat pushtuese izraelite synojnë të thyejnë rezistencën e palestinezëve dhe të pushtojnë më shumë territore të tyre, me qëllim zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze. Fshati Khazma ka afro tetë mijë banorë dhe shtrihet në jug të Bregut Perëndimor, si dhe është një pikëkalim i rëndësishëm drejt qendrës dhe veriut të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.
Tags