Veprimi i ri i Izraelit për pushtimin e territoreve palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i38989-veprimi_i_ri_i_izraelit_për_pushtimin_e_territoreve_palestineze
Pushtuesit izraelitë me pretekstin e hedhjes së gurëve nga të rinjtë palestinezë për të gjashtën ditë radhazi kanë bllokuar hyrjen kryesore të fshatit Hazma në verilindje të Kodsit të shenjtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2016 16:29 Europe/Tirane
  • Veprimi i ri i Izraelit për pushtimin e territoreve palestineze

Pushtuesit izraelitë me pretekstin e hedhjes së gurëve nga të rinjtë palestinezë për të gjashtën ditë radhazi kanë bllokuar hyrjen kryesore të fshatit Hazma në verilindje të Kodsit të shenjtë.

Mofak Al Khatib, kryetar i Këshillit të fshatit Khazam, duke reaguar ndaj këtij veprimi të regjimit të izraelit, tha se forcat pushtuese izraelite synojnë të thyejnë rezistencën e palestinezëve dhe të pushtojnë më shumë territore të tyre, me qëllim zgjerimin e kolonive sioniste në territoret palestineze. Fshati Khazma ka afro tetë mijë banorë dhe shtrihet në jug të Bregut Perëndimor, si dhe është një pikëkalim i rëndësishëm drejt qendrës dhe veriut të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.