Bombat fragmentale angleze përdoren nga Arabia Saudite kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39067-bombat_fragmentale_angleze_përdoren_nga_arabia_saudite_kundër_jemenit
Rezultatet e një hetimi të qeverisë angleze dëshmojnë se bombat fragmentale prodhim anglez, po përdoren nga Arabia Saudite në agresionin kundër Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2016 13:40 Europe/Tirane
  • Bombat fragmentale angleze përdoren nga Arabia Saudite kundër Jemenit

Rezultatet e një hetimi të qeverisë angleze dëshmojnë se bombat fragmentale prodhim anglez, po përdoren nga Arabia Saudite në agresionin kundër Jemenit.

Sipas një artikulli të gazetës Guardian, hetimi që i është dërguar Majkëll Fallon, ministër anglez i mbrojtjes, tregon faktin se ushtarakët anglezë janë implikuar në trajnimin e forcave saudite. Ndërkohë qeveria saudite duke hedhur poshtë këtë raport pretendon se bombat fragmentale të gjetura në Jemen, i përkasin konflikteve të mëparshme në këtë vend. Publikimi i raportit hulumtues do të ushtrojë presione mbi qeverinë angleze me qëllim ndërprerjen e shitjes së armatimeve angleze për Arabinë Saudite, vend i cili ka nisur sulmet kundër Jemenit që prej vitit 2015.