Arabia Saudite ekzekuton 150 civilë
Arabia Saudite do t’i ketë ekzekutuar të paktën 150 njerëz deri në fund të vitit 2016, për vitin e dytë më radhë, sipas organizatës për të drejtat e njeriut “Reprieve UK”.
Rreth 47 nga ata ishin gjykuar në Gjykatën e Specializuar Penale në Mbretërinë e Arabisë Saudite, sipas kësaj organizate. Nga ata që janë gjykuar për krime ndaj sigurisë shtetërore, përfshirë protestues, dy ishin konfirmuar si shtetas të huaj dhe katër të mitur. Ndërkohë, 81 persona, përfshirë 20 shtetas të huaj, u ekzekutuan për vrasje, dhe 23 të tjerë për trafikim të drogës. Kjo organizatë pohon se standardet ligjore po injorohen në gjykatat e Arabisë Saudite, si mungesa e avokatit mbrojtës në seanca dëgjimore dhe madje përdorimi i torturës për t’i bërë të akuzuarit ta pranojnë fajin. Më 2 janar të këtij viti, 47 persona u ekzekutuan për terrorizëm brenda vetëm një dite, shumicës së të cilëve u ishte hequr koka. Në total këtë vit në Arabinë Saudite janë ekzekutuar 150 civilë, krahasuar me 158 nga viti i kaluar.