OKB kërkon të dërgohen ndihma për popullin palestinez
OKB ka kërkuar më shumë se 500 milion dollarë fond për t’i ardhur në ndihmë popullit palestinez.
Robert Paiper koordinator për çështjet humanitare të OKB në territoret palestineze, me anë të një deklarate ka kërkuar ndihma për 1.5 milion banorët në rripin e Gazës, të cilët mbahen të rrethuar nga regjimi sionist prej mëse një dekade. Për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve dhe rreth 500 mijë banorëve në rajonin BPLJ, Paiper ka kërkuar një fond ndihme prej 547 milion dollarësh. Kjo deklaratë për ndihmë për popullin palestinez, bëhet në kohën kur gjatë vitit 2016 nga 571 milion dollarë që OKB kishte kërkuar për të ndihmuar popullin palestinez, u mblodhën vetëm 276 milion dollarë. Paiper ka thënë se përveç ndihmave ndërkombëtare, mes palestinezëve duhet të eliminohen tensionet me qëllim që procesi i kompromisit mes palestinezëve dhe Izraelit të vazhdojë derisa gjendja e palestinezëve të përmirësohet dhe ata të kthehen në jetën normale.