18 muaj burg për një vajzë të re palestineze
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39166-18_muaj_burg_për_një_vajzë_të_re_palestineze
Gjykata ushtarake e regjimit sionist, ka dënuar me 18 muaj heqje lirie, vajzën e re palestineze Natali Shukhe.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 20, 2016 06:43 Europe/Tirane
  • 18 muaj burg për një vajzë të re palestineze

Gjykata ushtarake e regjimit sionist, ka dënuar me 18 muaj heqje lirie, vajzën e re palestineze Natali Shukhe.

Natali Shukhe është arrestuar më 29 prill të 2016-ës në kohën kur synonte të sulmonte policinë sioniste. Në atë kohë ajo u plagos me armë zjarri nga ushtarakët sionist dhe më pas u mbajt në arrest. Edhe më herët gjykatat sioniste kanë dënuar shumë vajza të reja palestineze me burg mes të cilave është edhe Nunrhan Ebrahim Avad me 17 vjet burg, Riadh Xhabas me 11 vjet burg dhe Halu Salim Hemamare me 6 vjet burg. Sot gjithashtu forcat sioniste kanë arrestuar një vajzë të re palestineze në Kalkiluje të rajonit BPLJ me pretekstin e mbajtjes së armëve të ftohta.