ISIS shfrytëzon hapësirën virtuale për mashtrimin e fëmijëve
Grupi terrorist ISIS në vazhdim të veprimtarisë së tij destruktive ka prodhuar një program të Androidit për fëmijë.
Agjencia e lajmeve Afkar News njoftoi se grupi terrorist ISIS ka prodhuar një program lojërash për fëmijë që u jep mundësi atyre të rindërtojnë ngjarje të ngjashme me sulmet e 11 shtatorit. Në këtë program, fëmijët kanë mundësi të përdorin armë të ndryshme si raketa dhe avionë tregtare për të sulmuar objektet antike dhe historike në vendet perëndimore. Shpërblimi i tyre për të hyrë në fazën tjetër të lojës janë pikët që fitojnë fëmijët dhe me ata zgjedhin objektivat e tjera. Një pjesë tjetër që është paraparë në këtë program është shqiptimi i drejtë i fjalëve si "raketë" dhe "granatë" për fëmijët e vegjël. Ky program është prodhuar për fëmijët të cilët po jetojnë në rajonet e pushtuara nga ISIS në Irak dhe Siri. Vlen të theksohet se grupi terrorist ISIS me publikimin e disa videove ka prezantuar fëmijë duke kryer ekzekutime me vrasje të njerëzve të pafajshëm. Tani siç duket shfrytëzimi i hapësirës virtuale dhe prodhimi i programeve të ndryshme në këtë fushë, është një metodë e re që po përdorë ky grup terrorist për shpëlarjen e trurit të fëmijëve.