Rrëfimi i një adoleshenti të ISIS rreth operacioneve kamikazë
Forcat kurde pishmarg në gusht të këtij viti në qytetin Kirkuk kanë arrestuar një adoleshent 15 vjeçar i quajtur Muhamed Ahmed i cili kishte lidhur në trupin e tij rripin me lëndë shpërthyese.
Faqja informative Parstoday njoftoi se ky adoleshent në një intervistë të shkurtë me kanalin Rudavo, ka thënë: "Ishim rreth 60 fëmijë të cilët merrnin trajnime nga ISIS dhe ata për çdo ditë na flisnin rreth parajsës dhe bukurive të saj dhe na thoshin neve se nëse do të vdesim, shkojmë në parajsë. Ata gjithashtu na detyronin neve që të shikojmë filma të tmerrshëm duke prerë koka njerëzish". Muhamed Ahmed shtoi: "Ata na mësuan neve metodat e përdorimit të armëve dhe të lëndëve shpërthyese dhe pastaj në dërguan në qytetin Huvejxha. Në qytetin Huvejxha ishin katër burra të mëdhenj të cilët gjithashtu na flisnin për parajsë dhe ata e shqiptonin këtë fjalë për çdo ditë dhe për çdo çast. Kur ishim në bazën e Huvejxhaz, u pendova për faktin se isha bashkuar me ISIS. Unë nuk dëshiroja të kryeja operacione kamikaze, mirëpo mua me forcë më detyruan të shkojë në Kirkuk". Ky adoleshent 15 vjeçar në një pjesë tjetër të intervistës së tij ka treguar edhe çastin kur është arrestuar për shkak se nuk kishte mundur të kryejë sulm kamikaz dhe ka thënë: "Kur arrita në vendin ku duhej të kryeja sulmin, pash të rinj që loznin futboll. E kuptova se jam duke kryer një veprim të gabuar. Nuk munda ta shpërthejë rripin që mbaja me vete dhe u ktheva pranë personit që më kishte dërguar. Ai përsëri më dërgoi dhe më tha që është urdhri i Abu Salam. Pastaj u mundova të ikja nga prapa klubit, por policia më arrestoi". Ai në fund ka thënë se akoma janë shumë fëmijë që përdoren nga ISIS për kryerjen e sulmeve kamikaze.