BE dhe Liga Arabe reagojnë ndaj ndërtimit të kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39361-be_dhe_liga_arabe_reagojnë_ndaj_ndërtimit_të_kolonive_sioniste
Ministrat e jashtëm të BE dhe Ligës Arabe i cilësuan të paligjshme përpjekjet e Izraelit për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2016 17:55 Europe/Tirane
  • BE dhe Liga Arabe reagojnë ndaj ndërtimit të kolonive sioniste

Ministrat e jashtëm të BE dhe Ligës Arabe i cilësuan të paligjshme përpjekjet e Izraelit për ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze.

Shefat e diplomacive të BE dhe LA në takimin e zhvilluar në Kajro, dënuan ashpër politikat kolonizuese të Izraelit dhe kërkuan dhënien fund të pushtimit të territoreve palestineze, të arrestimit të palestinezëve dhe të shkatërrimit të banesave të tyre nga Izraeli. Ministrat e jashtëm të BE dhe LA përdorimin e forcës nga Izraeli për shpërnguljen e civilëve palestinezë nga banesat e tyre, e cilësuan shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe pengesë serioze për procesin e bisedimeve të paqes.