Dënohet ndërtimi i kolonive sioniste në projektrezolutën e KS të OKB
Me konfirmimin e një projektrezolute në KS të OKB për ndërprerjen e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës, Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist ka kërkuar nga Amerika që të vendosë veton kundër kësaj rezolutë.
Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Këshilli i Sigurimit të OKB të mërkurën në mbrëmje konfirmoi projektrezolutën për ndërprerjen e menjëhershme të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës e cila është paraqitur nga Egjipti. Kjo rezolutë e cila do të vendoset në votim sot (të enjten), ndërtimin e kolonive nga ana e regjimit sionist e konsideron shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Amerika në vitin 2011 kishte bërë veto projektrezolutën në të cilën dënohej ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze nga regjimi sionist. Beniamin Natanjahu ka kërkuar nga Amerika ta bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj kësaj projektrezolute në kohën kur SHBA gjithmonë përkrahin politikat pushtuese të regjimit sionist në Palestinë dhe Tel Avivi me mbështetjen e Uashingtonit ka shtuar ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës. Donald Trump, presidenti i zgjedhur i Amerikës, së fundi ka emëruar një person ambasador të Amerikës në Tel Aviv i cili përkrah ndërtimin e kolonive sioniste. Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga fillimi i vitit 2016 ka shtuar uzurpimin dhe konfiskimin e tokave palestineze për ndërtimin e kolonive sioniste deri në atë masë saqë uzurpimi dhe konfiskimi i tokave palestineze këtë vit është shtuar me 439 % në krahasim me vitin e kaluar.