Al Khalifa akuzon qëllimshëm sheik Isa Kasem
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39382-al_khalifa_akuzon_qëllimshëm_sheik_isa_kasem
Forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa më 21 dhjetor kanë akuzuar qëllimshëm klerikun e njohur bahrejnas sheik Isa Kasem për pastrim parash dhe përdorimin e jashtëligjshëm të tyre.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 07:05 Europe/Tirane
  • Al Khalifa akuzon qëllimshëm sheik Isa Kasem

Forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa më 21 dhjetor kanë akuzuar qëllimshëm klerikun e njohur bahrejnas sheik Isa Kasem për pastrim parash dhe përdorimin e jashtëligjshëm të tyre.

Për këtë arsye, forcat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn, kanë bastisur dhe kryer kontrolle në shtëpinë e këtij kleriku. Kontrollet në shtëpinë e klerikut Isa Kasem janë kryer në kohën kur policia e Bahrejnit ndaj protestuesve në rajonin Deraz të Bahrejnit, të cilët ishin tubuar në mbështetje të sheik Isa Kasem, ka përdorur gaz lotsjellës dhe helmues. Protestat janë organizuar në sheshin Feda të rajonit Deraz. Grupet revolucionare të Bahrejnit u kanë kërkuar banorëve të rajonit Deraz që të ngrihen në protesta në mbështetje të sheik Isa Kasem. Pas thirrjes së grupeve revolucionare me mijëra shtetas bahrejnas janë ngritur në protesta në sheshin Feda, që më pas u rrethua plotësisht nga forcat e sigurimit të regjimit Al Khalifa. Këto forca kanë përdorur mjete ushtarake, gaz lotsjellës dhe helmues kundër protestuesve. Vlen të theksohet se prej disa ditësh autoritetet e regjimit Al Khalifa kanë penguar futjen e ushqimeve në rajonin Deraz. Grupet opozitare të regjimit Al Khalifa si dhe dijetarët bahrejnas kanë kërkuar nga qytetarët e Bahrejnit që të dalin në protesta në rajonet Abu Sajba'a dhe Kerzekan që do të organizohen para fillimit të seancave gjyqësore të sheik Isa Kasem, autoritetit të lartë fetar bahrejnas dhe të sheik Ali Selman, sekretarit të përgjithshëm të organizatës Vafak. Qytetarët bahrejnas  kanë protestuar kundër politikave diskriminuese të regjimit Al Khalifa duke marrë pjesë në një protestë të gjerë në rajonin Deraz në perëndim të Manamas, kryeqytetit të Bahrejnit. Protestuesit kanë hedhur slogane kundër politikave të sunduesve të regjimit Al Khalifa dhe kanë theksuar ndërprerjen e dënimit të personaliteteve të dalluara të Bahrejnit. Ndërkohë, grevat dhe protesta qytetare përpara shtëpisë së sheik Kasem në rajonin Deraz, po vazhdojnë akoma pavarësisht pranisë së madhe të forcave të sigurisë dhe policisë. Vlen të theksohet se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit më 21 qershor 2016 ka anuluar shtetësinë bahrejnase të sheik Isa Kasem. Gjyqi kundër sheik Isa Kasem do të mbahet më 5 janar të vitit 2017. Me akuzën që shteti bahrejnas ka ngritur kundër tij, Manamaja synon të lëshojë verdikt tepër të ashpër liderit shpirtëror të revolucionit të popullit bahrejnas. Më herët regjimi Al Khalifa i Bahrejnit ka lëshuar dënimin me 9 vjet heqje lirie për sheik Ali Selman kreu i lëvizjes Vafaku kombëtar në Bahrejn, ndërsa tani synon të japë po të njëjtin dënim ndoshta edhe më të ashpër për sheik Isa Kasem. Mirëpo të tilla veprime të regjimit Al Khalifa, në fund të fundit do të pasohen me reagime të ashpra të popullit bahrejnas.