Vriten disa pjesëtarë të ISIS në Mosul  
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39403-vriten_disa_pjesëtarë_të_isis_në_mosul
Pas sulmit me topa të ushtrisë irakiane kundër bastioneve të ISIS, me dhjetëra terroristë kanë mbetur të vrarë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 11:21 Europe/Tirane
  • Vriten disa pjesëtarë të ISIS në Mosul  

Pas sulmit me topa të ushtrisë irakiane kundër bastioneve të ISIS, me dhjetëra terroristë kanë mbetur të vrarë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia IRNA sipas të cilës sulmet janë kryer në jug të Mosulit, qendër e provincës Ninva në Irak. Ushtria irakiane në këtë sulm ka shkatërruar 2 autobomba të vendosur nga terroristët në juglindje të qytetit. Ndërkohë mësohet se si pasojë e shpërthimit të një autobombe në lagjen Kukxheli të Mosulit, 30 civilë janë vrarë dhe 60 janë plagosur mes tyre disa femra. Më herët kryeministri irakian Hejdar Ebadi deklaroi se forcat irakiane kanë korrur suksese të konsiderueshme dhe shumë shpejt në Mosul do të çlirohen rajone të tjera. Ndërsa Xhesam Muhamed ministër i emigracionit ka thënë se numri i personave të evakuuar nga Mosuli dhe Havixha, ka arritur në 125 persona. Operacioni për çlirimin e Mosulit ka nisur me urdhër të Hejdar Ebadi më 17 tetor 2016.