10 dronë të grupit terrorist Fronti Nusra në Dara
Një njësitë i ushtrisë së Sirisë ka rrëzuar 10 dronë të grupit terrorist Fronti në rajonin Dara ku një prej tyre ishte dron bombardues.
Këta dronë ishin dërguar drejt qytezës Naima në pjesën lindore të Daras. Njësitet e ushtrisë dhe forcat e armatosura të Sirisë gjithashtu kanë kryer një operacion të saktë kundër terroristëve të ISIS në provincën Dejr Ezzur ku kanë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë. Njësitet e ushtrisë siriane të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në rajonet Huvejka, Rashidije dhe Amal në Dejru Ezzur. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të grupit ISIS, si dhe është shkatërruar një depo e armatimit në rajonin Huvejka. Vlen të theksohet se terroristët e grupit terrorist ISIS kanë rrethuar me mijëra njerëz në qytetin Dejr Ezzur dhe po sulmojnë me predha lagjet e këtij qyteti. Në provincën Homs, gjithashtu ushtria siriane ka vrarë 23 terroristë të grupit ISIS në pjesën lindore të qytetit Homs. Në mesin e terroristëve të vrarë është identifikuar një prej krerëve të njohur të këtij grupi terrorist i quajtur Abu Avad Al-Xhezairi.