Palestina përpiqet të ndalë ekspansionizmin izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39433-palestina_përpiqet_të_ndalë_ekspansionizmin_izraelit
Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës do t’i drejtohet UNESCO-s për të ndalur përpjekjet e regjimit të Izraelit për të uzurpuar burimin historik Al Hanije në perëndim të qytetit Betlehem.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 22, 2016 14:11 Europe/Tirane
  • Palestina përpiqet të ndalë ekspansionizmin izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës do t’i drejtohet UNESCO-s për të ndalur përpjekjet e regjimit të Izraelit për të uzurpuar burimin historik Al Hanije në perëndim të qytetit Betlehem.

Kjo ministri deklaroi se regjimi i Izraelit në kuadër të planeve ekspansioniste dhe të përpjekjeve për jahudizimin e territoreve në Bregun Perëndimor, po përpiqet të uzurpojë dhe konfiskojë sa më shumë territore dhe burime natyrore palestineze si burimi historik Al Hanije në fshatin Al Valxhe dhe dhjetëra burime të tjera në Bregun Perëndimor. Ministria e Jashtme e Palestinës theksoi se regjimi i Izraelit aktualisht nga pushtuar mbi 30 % të burimeve palestineze dhe synon që emrat arabë të tyre, t’i shndërrojë në emra hebraikë. Kjo ministri ka kërkuar nga UNESCO të ndërhyjë për të ndalur agresionet e regjimit izraelit kundër objekteve historike dhe antike të Palestinës.