Arrestohet deputeti arab i parlamentit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39469-arrestohet_deputeti_arab_i_parlamentit_sionist
Policia e regjimit sionist ka arrestuar deputetin arab në parlamentin e regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 03:37 Europe/Tirane
  • Arrestohet deputeti arab i parlamentit sionist

Policia e regjimit sionist ka arrestuar deputetin arab në parlamentin e regjimit sionist.

Basel Getas, është arrestuar nga policia e regjimit sionist nën akuzën e bashkëpunimit me lëvizjen e rezistencës islamike palestineze Hamas dhe se ka ndihmuar anëtarët e kësaj lëvizjeje që ndodhen në burgjet e Izraelit. Ndërkohë Juli Eldashtain, personalisht ka hequr imunitetin për këtë deputet arab. Regjimi sionist akuzon këtë deputet arab, se të burgosurve palestinezë u ka dhënë telefona celularë. Arrestimi i  Getas bëhet për arsye se ai gjithmonë ka kritikuar krerët e regjimit sionist për shkak të krimeve që ky regjim kryen ndaj palestinezëve.