Terroristët sulmojnë me predha rajonet jugore të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39493-terroristët_sulmojnë_me_predha_rajonet_jugore_të_sirisë
Gjatë sulmeve me predha të terroristëve kundër vendbanimeve civile në provincën Dara në jug të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur disa civilë sirianë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 07:25 Europe/Tirane
  • Terroristët sulmojnë me predha rajonet jugore të Sirisë

Gjatë sulmeve me predha të terroristëve kundër vendbanimeve civile në provincën Dara në jug të Sirisë, janë vrarë dhe plagosur disa civilë sirianë.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se terroristët ditën e enjte kanë sulmuar me predha lagjet Sabil, Sahari dhe Dahija në qytetin Dara në jug të Sirisë ku si pasojë janë vrarë pesë civilë sirianë dhe janë plagosur 9 të tjerë. Ndërkohë në Alepo njëkohësisht me largimin e grupit të fundit të terroristëve nga pjesa lindore e këtij qyteti, terroristët kanë sulmuar me predha një vendbanim civilë të këtij qyteti ku si pasojë janë vrarë disa civilë sirianë. Nga ana tjetër, Stefan De Mistura, i dërguari special i OKB për çështjen e Sirisë, në një konferencë për shtyp në Gjenevë të Zvicrës ka theksuar zgjidhjen e krizës në Siri nëpërmjet rrugëve politike dhe dialogut dhe ka bërë të ditur për fillimin e mundshëm të një raundi të ri të negociatave për krizën siriane më tetë shkurt 2017 në Gjenevë.