Turqia premton largimin e forcave ushtarake nga Iraku
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39496-turqia_premton_largimin_e_forcave_ushtarake_nga_iraku
Ambasadori i Turqisë në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, ka premtuar se forcat ushtarake turke së shpejti do të largohen nga territori i Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 23, 2016 03:56 Europe/Tirane
  • Turqia premton largimin e forcave ushtarake nga Iraku

Ambasadori i Turqisë në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, ka premtuar se forcat ushtarake turke së shpejti do të largohen nga territori i Irakut.

Agjencia e lajmeve Sumerija News njoftoi se Faruk Kajmakçi, ambasadori i Turqisë në Bagdad, të enjten në takim me Nuri Maleki, zv/presidentin e Irakut, ka deklaruar se Qeveria e vendit të tij respekton sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Irakut dhe në të ardhmen e afërt do t'i largojë forcat ushtarake nga territori i Irakut. Nga ana e tij Nuri Maleki në këtë takim ka theksuar nevojën për zgjerimin e marrëdhënieve Bagdad-Ankara dhe për koordinimin për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Të dy palët në këtë takim kanë diskutuar edhe çështjet e sigurisë së Irakut dhe të rajonit të Lindjes së Mesme.