ISIS vret 24 refugjatë në lindje të Mosulit
Sic njofton agjencia e lajmeve Tasnim, terroristët e ISIS kanë sulmuar një pikëkalimi për refugjatët irakianë në lindje të qytetit Mosul duke vrarë të paktën 24 refugjatë irakianë, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga Mosuli.
Ky sulm pason sulmin e djeshëm terrorist në Mosulin lindor ku u vrarë 15 civilë irakianë. Kryeministri irakian Heidar Ebadi, të hënën e kaluar shpalli fillimin e fazës përfundimtare të operacionit për clirimin e Mosulit ku marrin pjesë forcat e ushtrisë së Irakut, forcat e policisë federale, forcat popullore dhe forcat kurde Pishmerga. Në fazat e mëparshme të këtij operacioni janë cliruar qindra kilometra katror terrotore të Mosulit nga pushtimi i terroristëve të ISIS.