Egjipti tërhiqet nga rezoluta anti-izraelite në KS të OKB
Qeveria e Egjiptit ka hequr dorë nga ndjekja e rezolutës anti-izraelite në KS të OKB.
Qendra informative libaneze Al Ahd, bëri të ditur se presidenti egjiptian Abdulfetah Al Sisi dhe presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, kanë rënë dakord që të shtyhet votimi i një rezolute që dënon ndërtimin e kolonive të reja sioniste në territoret palestineze nga regjimi i Izraelit. Sipas këtij raporti, të dyja palët kanë rënë dakord që qeverisë së ardhshme të SHBA t’i jepet më shumë kohë për të ndjekur në të gjitha dimensionet e saj, cështjen palestineze. Ky veprim i Egjiptit vjen në një kohë kur presidenti i zgjedhur amerikan e ka deklaruar hapur se administrata e tij do t’a njohë zyrtarisht Kodsin si kryeqytet të Izraelit dhe do të transferojë ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë.