Netanjahu: Rezolutën  nuk e zbatojmë, do të presim Trump
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39589-netanjahu_rezolutën_nuk_e_zbatojmë_do_të_presim_trump
Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka deklaruar se ky regjim nuk do të zbatojë rezolutën e miratuar nga KS i OKB për t’i dhënë fund procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2016 03:03 Europe/Tirane
  • Netanjahu: Rezolutën  nuk e zbatojmë, do të presim Trump

Zyra e kryeministrit të regjimit sionist ka deklaruar se ky regjim nuk do të zbatojë rezolutën e miratuar nga KS i OKB për t’i dhënë fund procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.

Në deklaratën e lëshuar prej zyrës së kryeministrit Beniamin Netanjahu është kritikuar ashpër edhe vota abstenim e Amerikës dhe është thënë se Amerika nuk ka mundur të mbrojë Izraelin në këtë çështje. Tel Avivi për të neutralizuar pasojat negative të kësaj rezolute, shpreson në bashkëpunimin me Donald Trump dhe me aleatët e vet në Kongresin amerikan, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kryeministria sioniste. Regjimi sionist pas mbështetjes së Senegalit dhe Zelandës së re ndaj rezolutës për ndërprerjen e procesit të ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze, ka tërhequr ambasadorët e vet nga këto dy vende. Nga ana tjetër Donald Trump ka thënë se pas futjes së tij në shtëpinë e bardhë do të ndryshojë shumë gjëra në OKB. 14 vende të KS të OKB kanë votuar pro rezolutës në fjalë ndërsa Amerika ka abstenuar. Kjo rezolutë e detyron regjimin sionist të ndërpresë ndërtimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestineze mes tyre në lindje të Kodsit.