ISIS sulmon fshatrat shiite në presiferi të Homsit
Grupi terrorist ISIS duke përfituar nga ndërprerja e sulmeve të forcave të koalicionit ndërkombëtar, i ka shtuar sulmet në rajonin Badija e sidomos ndaj disa fshatrave të banuara nga shiitët në periferinë lindore të Homsit.
Sipas gazetës Al Sharghul Ousat, ISIS me këto veprime synon të pengojë operacionin e forcave të ushtrisë siriane që po përpiqen të ndalin sulmet e ISIS në qytetin Palmira dhe në aeroportin ushtarak T-4. ISIS i ka shtuar sulmet edhe ndaj fshatrave alevite në lindje të provincës Hamah në afërsi të qytetit Selime dhe në rajonin Xherah. Ndërkohë, Observatori për të drejtat e njeriut në Siri bëri të ditur për luftime të ashpra mes njësive të ushtrisë siriane dhe terroristëve të ISIS në rajonet Meksar al-Hesan, Xhebul Xherah, Khetab dhe Al Masudije në provincën Hamah.