Terroristët në Mosul drejtohen nga oficerë ushtarakë të disa vendeve
Kryetari i Koalicionit Kombëtar të Shiitëve të Irakut ka deklaruar se ekzistojnë dëshmi të cilat tregojnë praninë e disa oficerëve ushtarak dhe të inteligjencës së vendeve të rajonit në Irak dhe këtë dëshmi së shpejti do të zbulohen.
Sejed Amar Hakim, kryetari i Koalicionit Kombëtar të Shiitëve të Irakut, të dielën në një intervistë me agjencinë shtetërore iraniane të lajmeve, ka thënë: "Këto oficerë ushtarak kanë marrë përsipër drejtimin e terroristëve në Mosul dhe në qytetet e tjera të Irakut.
Kryetari i Koalicionit Kombëtar të Shiitëve të Irakut duke kritikuar praninë ushtarake të huaj në rajon, shtoi: "Prania ushtarake e huaj në rajon jo vetëm që nuk ndihmon në sigurinë e vendeve të rajonit, por bëhet shkak për prishjen e sigurisë dhe shtimin e shpenzimeve të sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme..
Sejed Amar Hakim gjithashtu reagoi edhe ndaj kritikave për krijimin e forcave vullnetare popullore të Irakut të cilat aktualisht me emrin "Hashd Sha'bi" po luftojnë kundër terroristëve të ISIS dhe theksoi: "Vendimet që merren në Irak i përkasin popullit dhe janë marrë në bazë të interesave kombëtare të këtij vendi dhe të tjerët nuk kanë të drejt të ndërhyjnë. Të gjitha grupet etnike dhe fetare kanë pjesëtarë në strukturat e forcave "Hashd Sha'bi" dhe kjo forcë aktualisht është shndërruar në një simbol kombëtar".