Zmbrapset sulmi i mercenarëve sauditë në lindje të Saanas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39760-zmbrapset_sulmi_i_mercenarëve_sauditë_në_lindje_të_saanas
Lëvizja popullore e Jemenit, Ansarullah, publikoi një komunikatë ku përgënjeshtron lajmet se mercenarët e Arabisë Saudite kanë pushtuar disa rajone në lindje të kryeqytetit Saana.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 25, 2016 18:18 Europe/Tirane
  • Zmbrapset sulmi i mercenarëve sauditë në lindje të Saanas

Lëvizja popullore e Jemenit, Ansarullah, publikoi një komunikatë ku përgënjeshtron lajmet se mercenarët e Arabisë Saudite kanë pushtuar disa rajone në lindje të kryeqytetit Saana.

Duke hedhur poshtë këto lajme, Ansarullah deklaroi se ofensiva e mercenarëve sauditë në rajonet lindore të kryeqytetit jemenas është zmbrapsur nga forcat popullore jemenase dhe mercenarët janë detyruar të tërhiqen duke lënë pas dhjetëra të vrarë e të plagosur. Lëvizja popullore e Jemenit, Ansarullah, deklaroi se në sajë të rezistencës së forcave popullore dhe të ushtrisë së Jemenit, mercenarët sauditë, megjithëse kishin përkrahjen e fuqishme të forcave ajrore të Arabisë Saudite, u detyruan të largohen nga zonat lindore të Saanas si dhe nga rajoni Al-Madfun.