Ushtria siriane sulmon terroristët në veri të vendit
Dhjetor 25, 2016 15:47 Europe/Tirane
Kanali televiziv Al Akhbaria njoftoi se forcat e ushtrisë siriane sulmuan një vendstrehim të terroristëve në jug të provincës Homs në veri të Sirisë, duke vrarë dhe plagosur dhjetëra terroristë.
Gjithashtu mësohet se dy nga krerët e grupeve terroriste janë vrarë në provincën Idlib në veriperëndim të vendit. Avionët e ushtrisë siriane kanë bombarduar sot pozicionet e terroristëve të ISIS në rrethinat e aeroportit T-4 në periferi të Homsit. Aktualisht, terroristët e ISIS po bëjnë përpjekje për të marrë nën kontroll këtë aeroport. Nga ana tjetër, terroristët kanë sulmuar me mortaja disa lagje në rrethinat e Damaskut duke plagosur disa civilë sirianë.
Tags