Zbulohen varreza masive në lagjet lindore të Alepos
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39847-zbulohen_varreza_masive_në_lagjet_lindore_të_alepos
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për zbulimin e varrezave masive në lagjet lindore të Alepos.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 14:47 Europe/Tirane
  • Zbulohen varreza masive në lagjet lindore të Alepos

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për zbulimin e varrezave masive në lagjet lindore të Alepos.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë të hënën ka njoftuar zbulimin e varrezave masive në lagjet lindore të Alepos dhe mbi trupat e gjetura vërehen shenja të torturave të mëdha dhe kjo tregon krimet e terroristëve kundër civilëve në këtë rajon.

Igor Kunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë deklaroi se varrezat masive të zbuluara në lindje të Alepos përmbajnë me dhjetëra trupa të pajetë të civilëve sirianë të cilët janë torturuar në mënyrë të egër.

Ai ka shtuar se disa trupa të gjetur janë të masakruar dhe në shumicën e tyre gjenden shenja të goditjes me plumb në kokë. Siç duket ndodhen shumë varreza masive të cilët akoma nuk janë zbuluar. 

Gazeta "Al-Vatan" e Sirisë gjithashtu së fundi ka shkruar se janë gjetur trupat e pajetë të 23 civilëve sirianë në një varrezë masive në lagjen Al-Kelase e cila është çliruar nga ushtria siriane muajt e fundit.