ISIS sulmon qytetin Al-Bab
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39880-isis_sulmon_qytetin_al_bab
Të paktën 30 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën, pasi terroristët e ISIS nisën një sulm në qytetin sirian al-Bab në veri të Sirisë për të parandaluar njerëzit të arratisen, tha ushtria turke në një deklaratë të hënën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 26, 2016 16:44 Europe/Tirane
  • ISIS sulmon qytetin Al-Bab

Të paktën 30 civilë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën të dielën, pasi terroristët e ISIS nisën një sulm në qytetin sirian al-Bab në veri të Sirisë për të parandaluar njerëzit të arratisen, tha ushtria turke në një deklaratë të hënën.

Rebelët turkmenë sirianë të mbështetur nga trupat e ushtrisë turke kanë rrethuar qytetin e mbajtur nga terroristët e ISIS prej disa javësh në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, i nisur nga Turqia gati katër muaj më parë për të larguar terroristët e ISIS dhe luftëtarët kurdë sirianë nga kufiri i saj me Sirinë.