Zhvillohet takimi i përfaqësuesve politikë shiitë dhe sunitë të Irakut
Në takimin e përfaqësuesve politikë të myslimanëve shiitë dhe sunitë të Irakut është theksuar mbrojtja e Irakut të bashkuar dhe vazhdimi i mbështetjes së forcave ushtarake të këtij vendi në luftën kundër grupit terrorist ISIS në Mosul.
Agjenci shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Sejed Amar Hakim, kryetari i Koalicionit të Shiitëve të Irakut dhe Salim Xhaburi, kryetari i Parlamentit të Irakut si përfaqësues i listës "Bashkimi i Forcave Sunitet", kanë drejtuar këtë takim të rëndësishëm. Zyra e Salim Xhaburi me anë të një deklarate ka njoftuar: "Në këtë takim miqësore në të cilin ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha partive politike shiite dhe sunite të Irakut, janë shqyrtuar zhvillimet në këtë vend pas çlirimit të qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut. Vlen të theksohet se ky është takimi i parë i përbashkët i politikanëve shiitë dhe sunitë të Irakut që zhvillohet në dy vitet e kaluara. Sejed Amar Hakim në fjalën e tij e vlerësoi pozitivisht këtë takim dhe ka theksuar: "Në këtë takim është theksuar nevoja për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, mbështetja e gjithanshme ndaj forcave ushtarake të Irakut në luftën kundër grupi terrorist ISIS dhe ruajtja e unitetit kombëtare përkrah moslejimit të çfarëdo lloj ndarje territoriale të Irakut". Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva, nga pushtimi i grupit terrorist ISIS kanë filluar më 17 tetor me urdhrin e kryeministrit të Irakut dhe deri më tani janë çliruar shumë rajone të kësaj province.