Xhakovent e vjetër e Bashar Asad tërheq vëmendjen e mediave
Bashar Asad dhe bashkëshortja e saj Esma së bashku me fëmijët e tyre, të dielën njëkohësisht me përvjetorit e lindjes së Hazretit Isa a.s. kanë shkuar në kishin Sajdnaja të Damaskut dhe me rastin e festave të Vitit të Ri kanë vizituar kishin e Zonjës Sajdnaja dhe qendrën e fëmijëve jetim të saj.
Faqja informative Afkar News njoftoi gjatë kësaj vizite, Bashar Asad kishte veshur një xhakovent të cilën e kishte veshur edhe dy vite më parë gjatë vizitës së tij në rajonin Xhubar dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të internetit. Disa simpatizues të presidentit të Sirisë në reagim ndaj publikimit të këtyre fotografive kanë shkruar: "Siç duket Bashar Asad përkundër presidentëve të të gjitha vendeve, masat e kursimit ekonomik po i praktikon në jetën e tij personale. I biri i një diplomati sirian në reagim ndaj palltos së vjetër të Bashar Asad, ka shkruar: "Palltoja e sotshme e Bashar Asad ishte e njëjta me të cilën e kemi parë atë edhe dy vite më parë. Pyetja që paraqitet në mendjen tonë është kjo se a ka ndonjë president i cili përdor rrobat e tij dy vjet? A kërkoni përsëri arsye se përse ne e simpatizojmë Bashar Asad?!" Sipas këtij burimi, presidenti i Sirisë më datë 31 dhjetor 2014 dhe në natën e Vitit të Ri, ka vizituar ushtarët sirianë në rajonin Xhubar të Damaskut dhe ka kaluar disa orë me ata dhe së bashka me ata ka ngrënë ushqim. Ky veprim në atë vit bëri jehonë të madhe dhe tërhoqi vëmendjen e shumë mediave të botës. Ai gjatë asaj vizite kishte një pallto të cilën e kishte veshur edhe dje gjatë vizitës në kishën e Zonjës Sajdnaja.