Mbreti Selman paraqitet në formatin e mbështetësit të popullit sirian!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i39982-mbreti_selman_paraqitet_në_formatin_e_mbështetësit_të_popullit_sirian!
Në kohën kur ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ka bërë të ditur vazhdimin e mbështetjes me armë të grupeve terroriste në Siri, mbreti i Arabisë Saudite ka deklaruar se do të ndihmojë popullin sirian me 100 milionë rial saudit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 27, 2016 10:45 Europe/Tirane
  • Mbreti Selman paraqitet në formatin e mbështetësit të popullit sirian!

Në kohën kur ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite ka bërë të ditur vazhdimin e mbështetjes me armë të grupeve terroriste në Siri, mbreti i Arabisë Saudite ka deklaruar se do të ndihmojë popullin sirian me 100 milionë rial saudit.

Kanali televiziv Al Arabija njoftoi se mbreti Selman i Arabisë Saudite ka urdhëruar që të fillojë një propagandë e gjerë në të gjitha rajonet e këtij vendi për të ashtuquajturën "ndihmë për popullin sirian". 

Publikimi i këtij lajmi bëhet në kohën kur Adel Xhubejr, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, ka deklaruar se qeveria saudite do të vazhdojë mbështetjen dhe armatosjen e grupeve të armatosura në Siri. 

Mbreti i Arabisë Saudite në këtë veprim ka ndarë 100 milionë rialë saudit për të ndihmuar popullin e Sirisë!

Para kësaj burimet inteligjente të perëndimit kanë raportuar se Arabia Saudite ka dërguar 15 mijë raketa antitank për terroristët në Siri të cilat i ka blerë nga Amerika.

Nga ana tjetër, Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka bërë të ditur se mbi 2000 shtetas sauditë u janë bashkuar grupeve terroriste që veprojnë jashtë këtij vendi.