Regjimi sionist vazhdon politikën pushtuese në Bejtul-Mokades
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40108-regjimi_sionist_vazhdon_politikën_pushtuese_në_bejtul_mokades
Regjimi sionist në kuadër të politikës për pushtimin e Kodsit dhe Xhamisë Aksa, ka hapu një tunel të ri që lidh lagjen Vadi Halva me sheshin Babul-Meghareb skaj Xhamisë Aksa.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 11:05 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist vazhdon politikën pushtuese në Bejtul-Mokades

Regjimi sionist në kuadër të politikës për pushtimin e Kodsit dhe Xhamisë Aksa, ka hapu një tunel të ri që lidh lagjen Vadi Halva me sheshin Babul-Meghareb skaj Xhamisë Aksa.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Miri Regev, ministri i kulturës dhe sportit të regjimit sionist, të martën ka përuruar këtë tunel nën masat e ashpra të sigurisë deri në atë masë sa që janë mbyllur disa pjesë të lagjes Vadi Halva.

Qëllimi i regjimit sionist nga hapja e këtij tuneli skaj Xhamisë Aksa është hebreizimi i Kodsit të shenjtë dhe shkatërrimi i të gjitha simboleve islamike dhe historike të popullit të Palestinës. 

Instituti i Xhamisë Aksa para kësaj ka deklaruar se hapja e tunelit në zonat rreth Xhamisë Aksa që shoqërohet me uzurpimin e tokave dhe shtëpive të palestinezëve, ka shkaktuar plasaritje në themelet dhe në muret e Xhamisë Aksa.

Njëkohësisht me vazhdimin e politikave ekspansioniste të regjimit sionist, okupatorët sionistë po mundohet të pushtojnë territore më të shumta palestineze.