Shtohet shtypja e myslimanëve shiitë në Bahrejn
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40111-shtohet_shtypja_e_myslimanëve_shiitë_në_bahrejn
Forcat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn të martën në mbrëmje kanë sulmuar protestuesit bahrejnas në rajonin Deraz.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2016 11:13 Europe/Tirane
  • Shtohet shtypja e myslimanëve shiitë në Bahrejn

Forcat e regjimit Al Khalifa në Bahrejn të martën në mbrëmje kanë sulmuar protestuesit bahrejnas në rajonin Deraz.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se protestuesit bahrejnas në prag të përvjetorit të ekzekutimit me vrasje të klerikut të njohur shiit Shejkh Nemr, janë mbledhur përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të Bahrejnit dhe kanë theksuar se do të ndjekin rrugën e Shejkh Nemr.

Myslimanët shiitë të Arabisë Saudite që nga e premtja përgjatë një jave do të organizojnë ceremoninë e përvjetorit të ekzekutimit me vrasje të Shejkh Nemr dhe protesta për të deklaruar se do të vazhdojnë rrugën e Shejkh Nemr.

Me gjithë politikat shtypëse të forcave të regjimit Al Khalifa, qytetarët bahrejnas do të vazhdojnë të mblidhen përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem për të protestuar kundër regjimit Al Khalifa. Forcat e policisë së Bahrejnit disa herë kanë sulmuar protestuesit dhe janë munduar të krijojnë frikë dhe tmerr për të penguar vazhdimin e protestave. 

Ndërkohë, qindra myslimanë bahrejnas sot në mëngjes kanë falur namazin e mëngjesit përpara shtëpisë së Shejkh Isa Kasem.