Operacion i forcave jemenase kundër agresorëve sauditë
Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar sot qendrat e tubimit të ushtarakëve sauditë në provincat Xhizan dhe Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
Burime nga ushtria e jemenit bënë të ditur se në këtë operacion janë vrarë 3 ushtarakë sauditë. Këto burime shtojnë se në sulmin e artilerisë së ushtrisë dhe forcave popullore të Jemenit kundër bazave të agresorëve sauditë janë shkaktuar edhe shumë dëme materiale si dhe janë plagosur dhjetëra ushtarë të Arabisë Saudite, e cila prej Marsit të vitit 2015 po kryen një agresion të gjerë kundër Jemenit. Ndërkohë, mësohet se forcat e ushtrisë jemenase kanë sulmuar me raketa Katjusha bazën ushtarake saudite Rexhla në provincën Nexhran, por ende nuk ka informacione mbi dëmet e shkaktuara forcave saudite.