Forcat jemenase sulmojnë me artileri mercenarët sauditë
Njësitet e artilerisë artilerisë së ushtrisë së Jemenit dhe të forcave të rezistencës popullore të këtij vendi kanë sulmuar forcat mercenare saudite në rajonin Safar Hanaja në provincën Xhuf të Jemenit.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të komiteteve të rezistencës popullore të Jemenit të mërkurën në mbrëmje kanë sulmuar me predha edhe bazën ushtarake Masfuka në provincën Xhizan të Arabisë Saudite. Ndërkohë snajperistët jemenas kanë vrarë edhe disa ushtarë sauditë edhe në bazën Shabake në provincën Xhizan. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar.