Instituti sionist pohon gjendjen e rënduar në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40255-instituti_sionist_pohon_gjendjen_e_rënduar_në_gaza
Një prej qendrave për të drejtat e njeriut në Izrael ka pohuar faktin se gjendja në rripin e Gazës është e rënduar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2016 12:09 Europe/Tirane
  • Instituti sionist pohon gjendjen e rënduar në Gaza

Një prej qendrave për të drejtat e njeriut në Izrael ka pohuar faktin se gjendja në rripin e Gazës është e rënduar.

Sipas një njoftimi të agjencisë palestineze të lajmeve, qendra Gisha për të drejtat e njeriut ka raportuar se spitalet në rripin e Gazës përballen me mungesë të theksuar personeli mjekësor dhe mungesë medikamentesh, ndërkohë që të sëmurët palestinezë që kanë nevojë për tu mjekuar nëpër spitale të tjera nuk lejohen të largohen nga rripi i gazës për shkak të bllokadës së vendosur nga Izraeli. Sipas kësaj qendre edhe tregtarët dhe industrialistët e Gazës për shkak të mbylljes së kufijve nuk mund të kryejnë aktivitetet e tyre ekonomike dhe kjo ka rënduar tejmase gjendjen ekonomike në gaza. Izraeli për shkak të fitores së lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas në zgjedhjet e vitit 2006 në Gaza, ndaj këtij rajoni ka vendosur bllokadë totale dhe përveç kësaj ka sulmuar Gazën nga ajri, toka dhe deti pothuajse për çdo ditë.