Vriten mbi 100 pjesëtarë të ISIS në Mosul
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40453-vriten_mbi_100_pjesëtarë_të_isis_në_mosul
Policia e Irakut njoftoi se 101 terroristë të ISIS janë vrarë dhe 15 autobomba të terroristëve janë shkatërruar në pjesën lindore të Mosulit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2016 16:29 Europe/Tirane
  • Vriten mbi 100 pjesëtarë të ISIS në Mosul

Policia e Irakut njoftoi se 101 terroristë të ISIS janë vrarë dhe 15 autobomba të terroristëve janë shkatërruar në pjesën lindore të Mosulit.

Abdulgani Al Asadi, komandant i forcave anti-terroriste të Irakut, deklaroi se me hyrjen e forcave irakiane në rajonin Kods në lindje të Mosulit, praktikisht ka filluar faza e dytë e operacionit për çlirimin e këtij qyteti. Shërbimi informativ i ushtrisë irakiane njoftoi se tre autobomba të terroristëve janë zbuluar dhe shkatërruar në rajonin Tarmije në veri të Bagdadit si dhe janë vrarë tre terroristë që synonin të kryenin sulme kamikazë. Me anë të sulmeve kamikazë dhe duke përdorur civilët si mburoja humane, terroristët e ISIS përpiqen të ngadalësojnë avancimin e forcave irakiane në Mosul.