Sionistët plagosin me dhjetëra palestinezë
Ditën e premte në protestat paqësore të palestinezëve në rajonin BPLJ, sionistët kanë plagosur me dhjetëra palestinezë.
Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, forcat sioniste ndaj protestuesve paqësorë palestinezë kanë përdorur plumba dhe gaz lotsjellës ndërkohë që me dhjetëra palestinezë kanë pësuar dëmtime në frymëmarrje për shkak të gazrave helmues të lëshuar nga forcat sioniste. Në përpjekjet për shtypjen e protestave paqësore, sionistët kanë arrestuar disa palestinezë. Me anë të këtyre protestave, palestinezët kanë dënuar krimet e regjimit sionist dhe vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze. Në të njëjtën kohë palestinezët e fshatit Balein, gjithashtu kanë organizuar protesta kundër ndërtimit të murit ndarës sioniste dhe kolonie sioniste në territoret e pushtuara palestineze. Regjimi sionist në vazhdën e politikave të tij për uzurpimin e territoreve palestineze ka shkatërruar fshatrat Shafat dhe Bejthanian për të ndërtuar 690 njësi të reja banimi. Ky veprim bie ndesh me rezolutën e fundit të KS të OKB që detyron Izraelin të ndërpresë procesin e ndërtimit të kolonive sioniste në territoret palestineze.