Arrestohet me qindra takfiriste të kthyer në Tunizi
Zëdhënësi i Qeverisë së Tunizisë ka njoftuar për arrestimin e qindra takfiristëve të kthyer nga rajoni i Lindjes së Mesme në këtë vend.
Agjencia e shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ajad Dehmani, zëdhënësi i Qeverisë së Tunizisë, ka thënë se që nga vitit 2007 e deri në vitin 2016, rreth 800 takfiristë janë arrestuar pas kthimit nga Siria, Iraku dhe Libia ose janë nën vëzhgim të rreptë. Jusef Shahed, kryeministri i Tunizisë, ka thënë se qeveria e këtij vendi nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për kthimin e terroristëve, prandaj qeveria e Tunizisë nuk mbështet kthimin e terroristëve. Vlen të theksohet se që nga fillimi i luftës në Siri, me mijëra shtetas tunizianë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS dhe kanë marrë pjesë në sulmet terroriste të këtij grupi në Siri.