Arrestohet me qindra takfiriste të kthyer në Tunizi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40471-arrestohet_me_qindra_takfiriste_të_kthyer_në_tunizi
Zëdhënësi i Qeverisë së Tunizisë ka njoftuar për arrestimin e qindra takfiristëve të kthyer nga rajoni i Lindjes së Mesme në këtë vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Arrestohet me qindra takfiriste të kthyer në Tunizi

Zëdhënësi i Qeverisë së Tunizisë ka njoftuar për arrestimin e qindra takfiristëve të kthyer nga rajoni i Lindjes së Mesme në këtë vend.

Agjencia e shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Ajad Dehmani, zëdhënësi i Qeverisë së Tunizisë, ka thënë se që nga vitit 2007 e deri në vitin 2016, rreth 800 takfiristë janë arrestuar pas kthimit nga Siria, Iraku dhe Libia ose janë nën vëzhgim të rreptë. Jusef Shahed, kryeministri i Tunizisë, ka thënë se qeveria e këtij vendi nuk ka nënshkruar ndonjë marrëveshje për kthimin e terroristëve, prandaj qeveria e Tunizisë nuk mbështet kthimin e terroristëve. Vlen të theksohet se që nga fillimi i luftës në Siri, me mijëra shtetas tunizianë janë bashkuar me grupin terrorist ISIS dhe kanë marrë pjesë në sulmet terroriste të këtij grupi në Siri.