Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në perëndim të Mosulit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40483-vriten_me_dhjetëra_terroristë_të_isis_në_perëndim_të_mosulit
Forcat irakiane kanë njoftuar për vrasjen e dhjetëra terroristëve të ISIS në perëndim të Mosulit në veri të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 31, 2016 03:59 Europe/Tirane
  • Vriten me dhjetëra terroristë të ISIS në perëndim të Mosulit

Forcat irakiane kanë njoftuar për vrasjen e dhjetëra terroristëve të ISIS në perëndim të Mosulit në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Raid Shakir Xheodet, një prej komandantëve të forcave policore të Irakut, ka thanë se forcat irakiane të sigurisë të premten gjatë një operacioni në perëndim të Mosulit, kanë vrarë 25 terroristë të ISIS mes tyre ndodhen edhe katër komandantë të grupit terrorist ISIS. Në mesin e këtyre terroristëve të vrarë vërehen edhe disa shtetas të huaj. Ky komandant i policisë së Irakut ka shtuar se 500 persona të shpërngulur nga një fshat në jug të Mosulit janë vendosur në kampet e refugjatëve. Grupi terrorist ISIS po mundohet të sulmojë sa më shumë popullatën civile nëpërmjet operacioneve terroriste me qëllim që të pengojë avancimin e forcave të sigurisë së Irakut në Mosul. Vlen të theksohet se operacionet për çlirimin e Mosulit, qendrës së provincës Ninva në veri të Irakut, kanë filluar më 17 tetor 2016, me urdhrin e Hejdar Ebadi, kryeministrit të Irakut.