Siria nuk ka besim tek pushtetarët turq
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40561-siria_nuk_ka_besim_tek_pushtetarët_turq
Ali Abdul’karim Ali, ambasador i Sirisë në Liban ka thënë se Siria nuk ka besim tek pushtetarët aktualë të Turqisë pasi Turqia përbën boshtin kryesor mbështetës financiar dhe mendor të terroristëve sot në rajon.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 01, 2017 03:46 Europe/Tirane
  • Siria nuk ka besim tek pushtetarët turq

Ali Abdul’karim Ali, ambasador i Sirisë në Liban ka thënë se Siria nuk ka besim tek pushtetarët aktualë të Turqisë pasi Turqia përbën boshtin kryesor mbështetës financiar dhe mendor të terroristëve sot në rajon.

Kriza në Siri është fusha për të testuar njohjen e vendeve të rajonit sidomos ato fuqi të rajonit të cilët kanë ndikuar përhapjen e dhunës dhe të pasigurisë në rajon. Kur kanë kaluar rreth 6 vjet nga kriza në Siri, tani mund të analizohen akoma më saktësisht politikat e fuqive të rajonit mes tyre të Turqisë. Turqia përpara nisjes së protesta anti-qeveritare në botën arabe në vitin 2011 ka ndjekur strategjinë e politikës zero tension me fqinjët. Me anë të kësaj politike, Turqia arriti të afrojë dhe zgjerojë lidhjet dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje sidomos me Sirisë. Përpara vitit 2011 tensionet dhe kontradiktat mes Turqisë dhe Sirisë ishin të pakta. Mirëpo qeveria e Erdogan ashtu si shumë qeveri të tjera të rajonit, i kuptoi gabim protestat anti-qeveritare në botën arabe dhe sidomos zhvillimet në Siri. Turqia u rendit përkrah Arabisë saudite dhe disa fuqive perëndimore si Amerika, Franca dhe Anglia dhe ndoqi politikën e rrëzimit të Bashar Asad nga pushteti. Qeveria turke shumë herë ka organizuar takimet e opozitarëve dhe kundërshtarëve të shtetit sirian. Nga ana tjetër Ankaraja hapi kufijtë e saj për kalimin dhe futjen e terroristëve të armatosur brenda në Siri. Rezultati i politikës së ndjekur nga Turqia kundrejt Sirisë, jo vetëm që nuk solli rrëzimin e Bashar Asad nga pushteti por shkaktoi destabilizimin e vetë Turqisë dhe shtimin e përditshëm të sulmeve terroriste brenda këtij vendi, sulme që kanë dëmtuar rëndë ekonominë turke dhe sidomos industrinë e turizmit të Turqisë. Në të tilla kushte, grushti i shtetit në Turqi, u hapi sytë pushtetarëve turq që të zbulojnë se kush janë armiqtë dhe kush janë miqtë e vërtetë. Përkundër fuqive perëndimore dhe disa vendeve arabe, Rusia dhe Republika Islamike e Iranit në orët e para të grushtit të shtetit, e kanë dënuar këtë grusht shteti në Turqi. Qëndrimi i shpejtë dhe i qartë i Iranit dhe i Rusisë në dënimin e grushtit të shtetit në Turqi, bëri të mundur që qeveria turke të pezullojë lojën e mëparshme të saj kundrejt krizës në Siri dhe si kundërshtar i presidentit Bashar Asad. Edhe pse Turqia vazhdon të insistojë në kundërshtimin e shtetit sirian, mirëpo deri diku qëndrimi i saj është ulur dhe zbehur. Veprimtaria dhe qëndrimi i ri i Turqisë është pohuar edhe në deklaratat e funksionarëve sirianë. Ali Abdul’karim Ali, ambasador i Sirisë në Liban pasi konfirmojë zbehjen e kundërshtimeve të Turqisë ndaj Sirisë tha se Turqia për shkak të mosrealizimit të objektivave të perëndimit dhe sidomos të Amerikës dhe për shkak të shkatërrimit të grupeve terroriste është detyruar të ndryshojë kah dhe t’i kthehet mbështetjes së bisedimeve dhe negociatave për Sirinë. Mirëpo në këto kushte qeveria turke vazhdon të parashtrojë tema të cilat bëhen shkak për shtimin e mosbesimit të Damaskut kundrejt Ankarasë. Një prej këtyre temave të parashtruara nga qeveria e Erdogan, është tërheqja e Hezbullahut të Libanit nga Siria. Sa i përket pranisë së Hezbullahut në Siri, Valid Mualem ministër i jashtëm i Sirisë ka thënë se përkundër grupeve të tjera të armatosura që janë futur në Siri nëpërmjet territorit turk, Hezbullahu është futur në Siri me kërkesë zyrtare të qeverisë siriane.