Roli i Amerikës dhe Izraelit në nxitjen e luftës në Siri
(last modified Sun, 01 Jan 2017 17:17:31 GMT )
Janar 01, 2017 18:17 Europe/Tirane
  • Roli i Amerikës dhe Izraelit në nxitjen e luftës në Siri

Myftiu i madh i Sirisë deklaroi se Perëndimi duke nxitur luftën në Siri synoi t’a dënojë këtë vend për shkak të politikave të pavarura të Damaskut.

Rrjeti informativ sirian Al Akhbaria njoftoi se Sheikh Ahmed Bedrudin Hasun, myftiu i madh i Sirisë, duke folur në ceremoninë e fillimit të vitit të ri kristian në Kishën qendrore të Damaskut, deklaroi se SHBA, Izraeli dhe aleatët e tyre arabë dhe perëndimorë, nxitën luftën në Siri për shkak se Siria nuk u dorëzua përballë kërkesave të tyre dhe nuk i shiti Kodsin e shenjtë dhe Betlehemin. Ai vlerësoi masat e marra nga presidenti sirian Bashar Asad për vendosjen e paqes në Siri dhe shprehu besimin se viti 2017 do të sjellë paqe dhe siguri në Siri. Sipas Observatorit sirian për të drejtat e njeriut, gjatë vitit 2016, në krizën siriane janë vrarë 49 742 persona.

 

Tags