Sirianët largohen nga terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40657-sirianët_largohen_nga_terroristët
Qindra banorë të fshatit Vadi Bardi në rrethinat e Damaskut janë larguar nga frika e terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 01, 2017 15:20 Europe/Tirane
  • Sirianët largohen nga terroristët

Qindra banorë të fshatit Vadi Bardi në rrethinat e Damaskut janë larguar nga frika e terroristëve.

Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë bëri të ditur se këta persona pas largimit nga rajonet e kontrolluara nga terroristët, kanë mbërritur në rajonin Al Rouze në perëndim të kryeqytetit Damask. Që prej 10 ditësh, terroristët e dislokuar në fshatin Vadi Bardi kanë ndalur ujin e pijshëm për Damaskun nga burimi Fixhe dhe aktualisht disa zona të Damaskut po furnizohen me ujë të pijshëm nëpërmjet tankerëve. Nga ana tjetër, mësohet se dhjetëra pjesëtarë të grupit terrorist takfirist ISIS janë vrarë sot në një sulm të ushtrisë siriane në fshatrat e pjesë lindore të Homsit në perëndim të Sirisë. Në këtë sulm janë shkatërruar edhe disa makina dhe pajisje ushtarake të terroristëve. Gjithashtu raportohet edhe për luftime të ashpra mes forcave të ushtrisë siriane dhe terroristëve të ISIS në afërsi të aeroportit të qytetit Deirul Zur në lindje të Sirisë.