Sulm terrorist në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40792-sulm_terrorist_në_afganistan
Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku një oficer policie është vrarë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur, kur makina e tyre sot ka hasur në një bombë në pjesën lindore të provincës Logar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2017 18:50 Europe/Tirane
  • Sulm terrorist në Afganistan

Zyrtarët e Afganistanit thonë se së paku një oficer policie është vrarë dhe pesë persona të tjerë janë plagosur, kur makina e tyre sot ka hasur në një bombë në pjesën lindore të provincës Logar.

Salim Saleh, zëdhënës i guvernatorit të provincës Logar, tha se në mesin e të plagosurve nga eskplodimi në rajonin Mohammad Agha, ishin edhe tre inxhinierë të ndërtimit. Njëherësh, mediat lokale kanë raportuar se së paku dy oficerë të sigurisë në provincën Herat në Afganistan, janë rrëmbyer dje. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për eksplodimin në Logar dhe rrëmbimin në Herat, por militantët talibanë shpeshherë i sulmojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët e qeverisë së Afganistanit.