Opozitarët sirianë bojkotojnë negociatat në Kazakistan për paqe në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i40846-opozitarët_sirianë_bojkotojnë_negociatat_në_kazakistan_për_paqe_në_siri
Grupet opozitare siriane kanë bërë të ditur bojkotimin e negociatat për paqe në Sirisë që pritet të zhvillohen në kryeqytetin e Kazakistanit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 03, 2017 03:58 Europe/Tirane
  • Opozitarët sirianë bojkotojnë negociatat në Kazakistan për paqe në Siri

Grupet opozitare siriane kanë bërë të ditur bojkotimin e negociatat për paqe në Sirisë që pritet të zhvillohen në kryeqytetin e Kazakistanit.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se grupeve e opozitës siriane të hënën në mbrëmje kanë deklaruar se nga pikëpamja e tyre janë të papranueshme çfarëdo lloj bisedime në kuadër të negociatave për paqe në Siri që pritet të zhvillohen në Astana, kryeqytetin e Kazakistanit. Këto grupe kanë akuzuar Qeverinë e Sirisë për shkeljen e armëpushimit i cili ka filluar ditë më parë në Siri. Grupet opozitare të Sirisë me anë të një deklarate të përbashkët, kanë deklaruar se duke marrë parasysh shtimin e krizës dhe vazhdimin e shkeljes së armëpushimit, nuk pranojnë kurrfarë bisedimesh në kuadër të negociatave të ardhshme në Astana të Kazakistanit dhe kurrfarë konsultimesh në lidhje me armëpushimin deri në zbatimin e plotë të tij. Vlen të theksohet se armëpushimi gjithëpërfshirës mes ushtrisë së Sirisë dhe grupeve të armatosur është vendosur që nga 30 dhjetori në të gjithë Sirisë. Ky armëpushim përfshinë të gjithë territoret e Sirisë me përjashtim të territoreve që ndodhen nën kontrollin e grupeve terroriste ISIS dhe Fronti Nusra. Ky armëpushim konsiderohet rezultat i përpjekjeve trepalëshe mes Rusisë Iranit dhe Turqisë.