Forcat irakiane çlirojnë tre lagje të Mosulit
Forcat irakiane kanë arritur të marrin kontrollin e tre lagjeve në pjesën lindore të qytetit të Mosulit, ku luftëtarët pro-qeveritare janë duke kryer një operacion të madh anti-terror.
Rrjeti televiziv i Irakut al-Sumaria njoftoi clirimin e rajonit Misak, i vendosur në bregun e majtë të lumit Tigër. Civilët janë larguar nga kjo zonë në mes të përleshjeve midis palëve ndërluftuese.Ne keto perleshje jane vrare 18 terroriste te ISIS, 13 jane plagosur dhe jane shkaterruar dy autobomba te terroristeve Ndërkohë, mediat e Irakut njoftuan se rajonet lindore të qytetit Mosul, al-Moarez dhe el-Majma al-Tejari janë rimarrë nga forcat irakiane që kanë vrarë 76 terroristë të ISIS dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë. Mosuli është e ndarë nga lumi Tigër, me gjysmën lindore të qytetit të njohur si bregun e majtë.