Forcat jemenase shkatërrojnë luftanijen saudite
Forcat jemenase kanë shkatërruar një luftanije të Arabisë Saudite në brigjet jugperëndimore të Jemenit.
Kjo luftanije u sulmua sot me raketë në afërsi të qytetit-port Mekha në provincën Taiz dhe u shkatërrua plotësisht. Ndërkohë, ushtria dhe forcat popullore të Jemenit zmbrapsën një sulm të agresorëve sauditë në një bazë ushtarake në jugperëndim të provincës Nexhran në jug të Arabisë Saudite. Gjithashtu, forcat jemenase kanë shkatërruar një tank Abraams të ushtrisë saudite në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite duke vrarë 5 ushtarë sauditë. Nga ana tjetër, forcat agresore saudite kanë vazhduar sulmet kundër zonave të banuara në Jemen duke bombarduar rajone të ndryshme të provincës Saade në veri të Jemenit dhe duke vrarë dhjetëra civilë jemenas.