Forcat turke futen në qytetin Al-Bab të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i41047-forcat_turke_futen_në_qytetin_al_bab_të_sirisë
Forcat e ushtrisë turke dhe persona të armatosur të varur prej tyre janë futur në qytetin Al-Baba në periferinë veriore të Alepos në Siri.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2017 08:03 Europe/Tirane
  • Forcat turke futen në qytetin Al-Bab të Sirisë

Forcat e ushtrisë turke dhe persona të armatosur të varur prej tyre janë futur në qytetin Al-Baba në periferinë veriore të Alepos në Siri.

Nga përleshjet më të fundit të zhvilluara në perëndim të këtij qyteti, një ushtar turk është vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur. Thuhet në muajin dhjetor 2016 në luftimet mes ushtrisë turke dhe pjesëtarëve të ISIS janë vrarë 14 ushtarë turq dhe plagosur 33 të tjerë. Ushtria turke prej verës së vitit 2016 ka nisur operacionin Mburoja e Eufratit që ka për qëllim dëbimin e kurdëve nga rajonet që lagen nga ky lum. Më herët Erdogan kishte deklaruar se qëllimi i dërgimit të ushtrisë në Siri është rrëzimi i qeverisë së Bashar Asad. Ndërkohë Siria ka kërkuar disa herë largimin e forcave turke nga territori i Sirisë.