4 ushtarakë sauditë vriten nga snajperistët jemenas në Xhizan
Katër ushtarë sauditë janë vrarë të mërkurën nga snajperistët jemenas të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në rajonet Zabre dhe Makame në provincën Xhizan.
Kanali televiziv Al Masira njoftoi se që nga fillimi i dhjetorit 2016 e deri më tani, mbi 50 ushtarakë sauditë janë vrarë nga snajperistët jemenas në rajonet jugore të Arabisë Saudite në kufi me Jemenin. Vlen të theksohet se Arabia Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit.